Mulliqi: Të bashkëpunojmë për të ecur përpara
Skender Mulliqi
Pa miq nuk ka mundësi të ekziston askush dhe as si shtet.Nëse nuk ke një ide se si ta ndryshosh sistemin dhe ta përmirësosh jetën tënde, largohesh. Me këtë, humb vendin tënd si qytetar dhe opsioni kombëtar e merr atë. I kuptoj ata që largohen, por nuk është mirë. Asgjë nuk merret më si e mirëqenë, madje as shteti…
Nga Skënder MULLIQI
Kosova sigurisht ka përparime .Por vendit i duhen strategji të panumerta për të mohuar realitetin ose për ta shtyrë atë për më vonë, për një të ardhme më të mirë .E ardhmja më e mirë nuk lind vetë, pa ja ba hyzmetin më punë.Kemi shumë punë të pabëra përpara në proceset zhvillimore.Individë të ditiur kemi në këtë vend, por po jemi shumë të dobët si ekip.Këtu edhe duhet kërkuar zgjidhje që mos të mbesim mbrapa vendeve në rajon dhe më gjerë.Të gjitha kapacitetet ekzistojnë vetëm së bëhët pyetje sa i shfrytëzojmë ato.Mjaftë gjatë kemi rënë pre e mashtrimeve të atyre që e drejtuan vendin, të cilët nuk reflektuam mirë në shtetëndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme .Vendi u ballfaqua më të pa pritura të mëdha në fazën e tranzicionit , të cilat u bënë pengesë e ecjës tonë përpara.Këtu e kam fjalën për fenomenet siq janë korrupcioni dhe krimi I organizuar të nivelit bukur të lartë.Nuk guxojmë më të drejtohemi nga interesat personale dhe konformizmi.Kjo është më gënjyer mirë veten , duke u mbajtur pas miteve të padobishme.Vetëm bashkëpunimi është rruga jonë që të ecim përpara.Natyrishtë së në këtë relacion nevoiten njerez kredibil dhe të dobishem për shtet dhe qytetarë.Ndoshta politikanët nuk i perceptojnë njerëzit si njerëz, dhe kjo është arsyeja pse nuk përpiqen të respektojnë të drejtat e tyre?Kjo na jep rrugën e mbrapsht shoqërore dhe politike .Duhet lënë mbrapa mentalitetin ballkanik që karakterizohet nga pa pjekuria e vazhdueshme politike , apo drejtohet nga politikat e dominimit ndaj tjetrit.Kjo po reflekton edhe të përfaqësuesit e popullit në Parlament , të cilët shumica nuk e kan vendin aty, as më dije dhe as më veprime , barem jo deri më tash.Megjithate , përgjithësimi është gjithmonë dhe kudo një qasje e gabuar, kështu që do të doja të përkulesha para përjashtimeve.Qdo nismë të mirë duhet përkrahuar nga të gjithë ata që gjenden në pozita të larta partiake dhe pushtetare.Nuk guxojmë siq kemi gabuar shpesh deri më tash, në temat më interes shtetëror dhe nacional.Kjo po na kushton shumë në secilin plan të jetës dhe të punës.Bashkëpunimi më miqët tanë në botë është e një rëndësie të veqantë.Ata nuk guxojmë ti humbim në asnjë mënyrë , se na ndihmuan në momentet më të rëndësishme historike dhe në luftën e fundit qlirimtare .Pa miq nuk ka mundësi të ekziston askush dhe as si shtet.Nëse nuk ke një ide se si ta ndryshosh sistemin dhe ta përmirësosh jetën tënde, largohesh. Me këtë, humb vendin tënd si qytetar dhe opsioni kombëtar e merr atë. I kuptoj ata që largohen, por nuk është mirë. Asgjë nuk merret më si e mirëqenë, madje as shteti…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
