SABOTUESIT E SHTETIT TË KOSOVËS!…
Ismail Muçiqi
Shkruan gazetari Ismail Muçiqi.
Bota po digjet në flakë nga shpërthimi i luftës ndërmjet Amerikës dhe Iranit, ndërsa liderët e partive politike në Kosovë po bëjnë luftë “sehire” për ta grabitur pushtetin. Kjo është e pafalshme: Te mbash popullin në tension në vazhdimësi se kush do të bëhet President i Kosovës, duke manipuluar me ide konspirative – kjo mund t’i ndodhë vetëm Kosovës. Kjo klasë politike po dëshmohet plotësisht e papjekur për ta udhëhequr popullin.
Shteti nuk udhëhiqet me politikë primitive, me hile e me inate, me tendenca, hakmarrëse, me komplekse të rivalitetit – dukuri këto që e kanë zhveshur dhe dëmtuar imazhin e Republikës. Sot është momenti që të gjithë të përafrohemi dhe të bashkohemi, duke u liruar nga ndjenjat apo nostalgjia e programeve partiake dhe ideologjive politike. Derisa armiku shekullor, Serbia, po blen sisteme të avancuara të armatimit dhe po investon miliarda dollarë në armatim, ne kemi humbur rrugën duke shpallur luftë politike njëri-tjetrit, duke shpifur e trilluar ndaj njëri-tjetrit – e këtë e kërkojnë vetëm armiqtë e Kosovës. Nuk kam kurrfarë interesi; si gazetar shumëvjeçar dhe si person i cili në kontinuitet i kam përcjellë proceset politike, por nuk e kuptoj këtë klasë politike, përkatësisht deputetët e Parlamentit të Kosovës, se si mund të hezitojnë ndaj kandidaturës së Vjosa Osmanit për Presidente të Republikë sot eshte personi me i prefueruar dhe me autoritativ ne Republiken e Kosoves. Kjo është e pafalshme: një personalitet që ka depërtuar në të gjitha instancat e diplomacisë Botërore, duke ia zbardhur fytyrën Kosovës. Deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk duhet të jenë rob të partisë apo të liderit. Pavarësia e mendimit te lire dhe veprimit të deputetit është mendim autonom që buron nga ndjenja, realiteti dhe nga interesi i popullit dhe i shtetit. Më thotë mendja se dështimi i zgjedhjes së Presidentes Osmani dhe shkuarja sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme do t’u kushtojë shumë rëndë partive politike. Disponimi i popullit është që sa më parë të zgjidhet Presidenti/ja.
Doren ne zemer Vjosa Osmani e cila, pavarësisht kalkulimeve dhe tendencave të partive politike, sot për sot është personi më i preferuar dhe më autoritativ në politikën e Republikës së Kosovës. Boll më me këto marifete e hile, të cilat janë bërë mollë sherri e te neveritshme për opinionin. Njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdijesohemi dhe ta kuptojmë se nuk bëhet shteti me këso urrejtjesh patologjike qe po ndodhin në politikën Shqiptare. Jam i bindur se nëse këto parti e çojnë vendin sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, qytetarët, në mënyrë demonstrative, duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet, duke i braktisur këto parti dhe liderë politikë, të cilët do të turpërohen dhe do të skuqen para popullit të Kosovës, e besa-besë edhe para familjeve tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
