KOSOVA NË KRIZË PRESIDENCIALE
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Moszgjedhja e Presidentit të Kosovës në fakt kjo e con Kosovën në Krizë Presidenciale, zgjidhjen e së cilës e bën Kushtetuta nëse ajo e ka ndonjë kompetencë të tillë, por zgjidhjen e bëjnë pastaj zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kosova para një viti ra në krizë parlamentare kur Parlamenti i saj nuk qe në gjëndje që të zgjedhë kryeparlamentarin, gjë e cila e coi Kosovën në zgjedhje të reja parlamentare.
Atëhere vetëm si analogji edhe tani kur parlamenti nuk zgjodhi presidentin e Kosovës , ajo duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.Shkaktari kryesor që Kosova shkon nga një krizë në tjetrën është politika tërësisht e papërgjegjshme në Kosovë, politikë të cilën e ka kapur oligarkia e një elite politike injorantësh, të papërgjegjshmish, aventurierësh që po i bëjnë dëm të jashtëzakonshëm shtetit të Kosovës, duke i dhënë mundësinë Serbisë që t’i shfrytëzojë këto rrethana në favor të agjendës së saj agresive politiko-diplomatike kundër shtetit të Kosovës.
Mjerisht demokracinë dhe shtetin e Kosovës e kanë kapur Kryeministri, Presidentja dhe opozita në Kosovë. Të gjithë janë arrogantë dhe shpirtlig, janë fajtorë kush më shumë dhe kush më pak, të gjithë këta të cituar më sipër si interes kanë interesin e verbër personal kundër atij kombëtar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
