Mulliqi: Pse Vjosa Osmani mos të jetë sërish presidente e shtetit!?
Skender Mulliqi
Nga Skënder MULLIQI
Me këtë diskurs politik pa asnjë përgjegjësi , po pranojmë se nuk mund të shpëtojmë Kosovën politikisht, ekonomikisht, monetarisht ,dhe në aspektin e stabilitetit të plotë .Shumica e garnitures politike sikur janë të interesuar të krijojnë kaos politik dhe institucional!Tash, I kan filluar lojërat politike rreth zgjedhjës së presidentit të shtetit.A ka diqka më poshtërsi së të vazhdohet më lojërat e vitit 2025 ,kur nuk u zgjodhen organet e shtetit, duke shkuar sërish së zgjedhje të reja.Dhe, më gjasë do të shohim skenarë të njejtë duke mos zgjedhur të parin e vendit, duke shkuar sërish në zgjedhje , që është turp që nuk lahët , në këtë krizë globale lufte , e cila mund të pëfshijë qdo cep të botës .Nuk po shohim më lojë vetëm të opozitës por edhe të pushtetit, të cilët nuk po gjejnë forcë për të propozuar edhe për një mandat për president,
Vjosa Osmanin.Nuk dua ta nënvlerësoj Glauk Konjufcën , por a mund të krahasohet më Vjosa Osmanin e cila tashmë ka një karrierë të gjatë politike, dhe e cila ka krijuar një afirmitet të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare?Nuk e di pse Vjosa mbeti jashtë ,lojës për presidente nga LVV?Kosova nuk ka nevojë për shpetimtarë nga asnjë krah politik apo ideologjikë shikuar në suaza të normalitetit të gjendjën politike të cilën mund ta kemi.Kjo gjendje e pritjës apo gjendje për luftë për pushtet , po shkakton frustrim të pa parë në mesin e popullatës, dhe po krijon kompleksin e inferioritetit, gjë që rezulton në etiketime ideologjike dhe mbi baza partiake të tërbuara , për të thënë të paktën , të pa përshtatshme dhe të poshtëra.Çështja e presidentit mund të zgjidhet për pesë minuta nese ekziston vullneti poltikë.Dhe, në këtë gjendje në çfarë gjendet vendi, me e përshtatshmja për këtë post më duket mua është zonja Vjosa Osmani.Nuk kam asgjë kunder askujt tjetër , por ne duhet shikuar momentumin e interesit shtetëror dhe nacional.Mandati I Vjosës ishte I admirueshem, sepse ka arritur të krijojë agjenda më vlerë shtetërore dhe kombëtare në takimet më ndërkombëtarët.Vjosa i dha ritmin politikës së jashtme dhe shembullin më të mirë të përfaqësimit.Stabiliteti politik i Kosovës, veçanërisht sot kur luftërat po shpërthejnë në Lindjen e Mesme dhe agresioni i Putinit kundër Ukrainës duket se nuk ka fund, kur jemi përsëri të kërcënuar nga Serbia e Vuqiqit, janë mësazhi themelor mbi nevojën për vazhdimin e mandatit të Vjosës si presidente e vendit.
Dhe, nuk është mesazh stanjacioni , por si një parakusht për avansim të proceseve në arenën ndërkombëtare, dhe për qdo përparim, unitet dhe zhvillim të shoqërisë.Në një kohë kur bota është në udhëkryq të ndryshimeve të mëdha tektonike, opozita është e angazhuar në fabrikimin e marifeteve te reja politike , e cila duket e mjerueshme dhe patetike . Duhet ti lëmë mbrapa fushatat e gjata dhe të lodhshme dhe të pamëshirshme se bëhët fjalë për shtetin dhe të ardhmën tonë si popull në Ballkan, kur edhe neve neser mund të na trokët lufta në derë…!Përshkallëzimi i fundit i konflikteve të luftës, i cili aktualisht përfshin më shumë se 20 vende të rëndësishme në botë, na kujton në mënyrë të papërmbajtshme fillimin e Luftës së Parë Botërore….Deri kur do të mbusheni mend o burra...!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
