I ftojnë alienët për vizitë

  • 19 February 2020 - 11:11
I ftojnë alienët për vizitë

Astronomët kryesorë amerikanë kanë bërë publike planet për emetimin e porosive rreth planetit Tokë, drejtuar kah qindra sisteme yjore, me planetë që potencialisht mund të kenë jetë. "Ndoshta ekzistojnë shumë civilizime atje, por nëse ata vetëm dëgjojnë dhe nuk reagojnë, atëherë nuk do të ndodhë asgjë", thotë David Black, astrofizikan dhe drejtor ekzekutiv i Institutit SETI në Kaliforni. Ideja është që porositë të dërgohen rregullisht me anë të radio teleskopit.

Porositë do të duhej të ishin mjaft të qarta dhe të detajuara, duke ofruar informata rreth racës njerëzore. Në njërën nga porositë do të dërgohet tërë baza e të dhënave nga Wikipedia. Përpilimi i porosive të tilla kërkon kohë dhe mund, e shkencëtarët ende nuk kanë vendosur se çka do të përmbajnë porositë e tjera. Rreth kësaj iniciative të re do të diskutohet në mbledhjen vjetore të Shoqatës amerikane për shkencë të përparuar, javën që vjen.

(Kosova Sot Online)