Një herë hotel, tani muze i tmerrit

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 14:36
Një herë hotel, tani muze i tmerrit

Hoteli, i cili frymëzoi filmin klasik të Stephen Kingut, tani planifikon që ta hapë muzeun e vet të tmerrit. I gjendur në shtetin e Kolorados, Hoteli "Stanley" konsiderohet të jetë njëri nga lokacionet më të pushtuara nga djajtë në SHBA. Ai u bë frymëzim për filmin 'The Shining', pasi që Stephen King dhe gruaja e tij Tabitha e kaluan natën atje, duke qenë mysafirët e vetëm. Që nga vitet 1970 nga ky hotel janë raportuar shumë fenomene paranormale.

Tani, për nder të tij, do të formohet muzeu, si dhe një studio filmike dhe një arkiv filmik. Bordi i themelimit të këtij muzeu, ku janë të përfshirë edhe aktorët Elijah Wood dhe Simon Pegg, janë duke u përpjekur që të mbledhin rreth 11.5 milionë dollarë në formë të fondeve turistike nga shteti i Kolorados, me qëllim të financimit të muzeut, me arsyetimin se nuk ekziston asnjë vend më i përshtatshëm për një muze të tmerrit.

(Kosova Sot Online)