Rreziku i vilës Lemp

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 09:22
Rreziku i vilës Lemp

Ajo që dikur ishte shtëpi e baronit të njohur të birrës dhe familjes së tij, vila Mansion tani është destinacion studiuesve të shpirtrave - edhe atë - për një arsye të mirë: Në vitin 1980, revista "Life" e kishte renditur këtë vilë në mesin e dhjetë vendeve më të pushtuara nga fantazmat në Amerikë. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1868 dhe ishte blerë nga zoti William Lemp Sr., i cili, pas vdekjes së të atit në vitin 1862, e kishte marrë përsipër biznesin me birrari.

Ndërtesa përmban edhe shumë korridore dhe hapësira sekrete, ku disa prej tyre e lidhin shtëpinë me birrarinë. Kur i biri i William Lemp Sr., Frederick vdiq nga një sulm në zemër në moshën 28-vjeçare, atëherë filloi edhe fati i keq për këtë familje. Tragjeditë vijuese morën jetën e William Sr., i cili bëri vetëvrasje në vitin 1904, tri vjet pas vdekjes së të birit. Pasuan edhe tragjedi tjera, duke përfshirë edhe vdekjen e nënës së Williamit nga kanceri, si dhe vetëvrasja e Elsa Lemp Wright-it në vitin 1920, në rrethana misterioze

(Kosova Sot Online)