Lexoni edhe:
Bashkëshorti e befason Adelinen, ajo i thotë: Të dua Val, faleminderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë
Njëri nga misteret më të mëdha të Hënës, është mungesa e fushës magnetike të saj, gjë që mund ta shkaktojë një problem me të vërtetë serioz kur u pa se gurët të cilët i sollën në Tokë astronomët gjatë viteve 1960 she 1970, ishin magnetikë. A d.m.th. kjo se ata kishin origjinë aliene? Si mund të ishin ata magnetikë, kur vetë
Hëna nuk ishte e tillë? Shkencëtarët tani thonë se Hëna dikur ishte magnetike. Shkencëtarët ende nuk mund të thonë se çka ndikoi në zhdukjen e kësaj fushe, por në këtë drejtim ekzistojnë dy teori kryesore. Një ekip i kërkuesve shkencorë mendojnë se fusha magnetike e Hënës humbi si pasojë e lëvizjeve natyrore të bërthamës së Hënës, e cila është e hekurt, derisa të tjerët thonë se kjo mund të ketë të bëjë me një seri ndeshjes me gurë të mëdhenj kozmikë.
(Kosova Sot Online)