NASA thotë se Toka po mbetet pa ujë të pijshëm

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 19:36
NASA thotë se Toka po mbetet pa ujë të pijshëm

NASA tërheq vërejtjen se burimet nëntokësore të ujit të pijshëm, që janë esenciale për jetën e qindra miliona viteve, janë gati tërësisht të shterur. Incizimet satelitore tregojnë se, nga 37 basenet më të mëdha të ujit në botë, 21 kanë tejkaluar pikën kritike, gjë që d.m.th. se më shumë ujë është nxjerrë, sesa që është kthyer

. Edhe 13 basene të tjera gjenden në gjendje problematike, ku kërkuesit shkencorë thonë se bëhet fjalë për një problem afatgjatë, i cili do të vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Nga sasia e përgjithshme e harxhimit të ujit nga ana e njeriut, 35% bën pjesë në basenet nëntokësore. Situata më kritike është në vendet e varfra, me popullsi të madhe, sikur që janë India veriperëndimore, Pakistani dhe Afrika veriore. Politikanët, në anën tjetër, flasin për mundësinë e shpërthimit të luftërave që do të shkaktohen me qëllim të marrjes nën kontroll të burimeve të ujit.

(Kosova Sot Online)