Kur vrima e zezë e shkatërron një yll

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 14:38
Kur vrima e zezë e shkatërron një yll

Kur një yll takohet me një vrimë të zezë, forcat baticore e ngrehin yllin, duke e zgjatur atë, para se ta copëtojnë, sikur që shihet në këto pamje nga një simulim kompjuterik të bërë nga James Guillochon nga Universiteti i Harvardit. Një teleskop ishte duke vështruar në errësirën e thellë të gjithësisë.

Papritmas, një shkrepje shkëlqyese e dritës paraqitet aty ku nuk gjendej më parë. Çka mund të jetë? Një supernova? Dy yje tepër të dendur që bashkohen me anë të fuzionit? Ndoshta një shpërthim i rrezeve gama? Pesë vjet më parë, kërkuesit shkencorë, duke përdorur teleskopin ROTSE IIIb në Observatorin "McDonald", panë një ngjarje të tillë. Por, për dallim nga shpjegimet që u përmendën më lartë, shkencëtarët besojnë se ky shkëlqim ishte, në fakt, dëshmi e një vrime supermasive të zezë, në qendër të një galaktike të largët, duke e copëtuar një yll copë-copë. 

(Kosova Sot Online)