Receta e Cekës: Speca të mbushur me djathë e mazë

  • 23 May 2020 - 09:47
Receta e Cekës: Speca të mbushur me djathë e mazë

Përbërësit:

10 kg speca të verdhë me madhësi mesatare, 2 kg djathë, 2 kg mazë, kripë.

Përgatitja:

Djathi troshitet dhe përzihet me mazë. Specat lahen, pastrohen nga farat dhe damarët. Përvëlohen dhe kullohen mirë. Para se të mbushen, në çdo spec hidhet nga një lugë e vogël çaji kripë, tundet speci dhe kripa derdhet. Mbushen me djathë të përzier me mazë dhe palosen me grykë lart, në kavanoza 3 litërsh ose kova të vogla plastike. Pas disa orësh, specat bien pak, prandaj duhet shtuar të tjerë. Mbi speca hidhet qumësht i vluar, i vakët. Pas 3-4 ditësh, derdhet hirra dhe shtohet qumësht. Njëlloj veprohet edhe pas 3-4 ditësh, kur duhet edhe njëherë derdhur hirra dhe prapë duhet mbushur me qumësht. Vendosen në vend të freskët dhe pas 3 javësh mund të përdoren.

(Kosova Sot Online)