Rezultatet e kësaj recete kanë shokuar mjekët

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:47
Rezultatet e kësaj recete kanë shokuar mjekët

Nuk është aspak risi nëse themi se limoni dhe majdanozi janë artikuj të shëndetshëm ushqimorë. Në fakt, majdanozi në përgatitjet e përditshme të ushqimit është aleat i shëndetit, pasi që shija e saj rregullon gjithçka. Majdanozi përmban dy substanca të veçanta, shumë të rëndësishme për shëndetin. Në grupin e parë hyjnë vajrat eterike natyrale, e në të dytin flavanoidet. Krahas këtyre, është e pasur me vitamina C, A dhe K, prandaj sugjerohet ta konsumoni më shumë gjatë sezonit të ftohjeve dhe të gripit. Mbi gjithçka, gjethet e majdanozit janë treguar të shkëlqyeshme në sekretimin e substancave të dëmshme nga organizmi ynë dhe përmirëson qarkullimin. Nëse majdanozit i shtojmë edhe limon dhe prej tyre përgatisim lëng, do të fitojmë pijen e cila zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak.

PËRBËRËSIT:

1.5 litra ujë, 3 komplete të lidhur me majdanoz, 1 kg limona, sodë bikarboni

PËRGATITJA:

Lëvoren e limonit ta pastroni me sodë bikarboni, në mënyrë që të largohen papastërtitë prej saj. Ujin ta vloni dhe e lini të ftohet. Limonin ta preni në rriska, e majdanozin e imtësoni dhe e shtoni në ujë të ftohtë. Të gjitha bashkë i mbuloni dhe i lini të qëndrojnë për një ditë në frigorifer. Në fund përzieni gjithçka dhe vendosni në enë prej qelqi. Çdo ditë ta pini nga 1 decilitër.

(Kosova Sot Online)