Antitrupat neutralizues kundër Covid-19 mund të zgjasin një muaj

  • A.P /
  • 23 tetor 2020 - 21:19
Antitrupat neutralizues kundër Covid-19 mund të zgjasin një muaj

Hulumtimi i botuar në ‘Journal of Infectious Diseases’ demonstron se si Dr Stephen Smith dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një mënyrë të re për të identifikuar imunitetin kundër Covid-19.

Kur një person infektohet me koronavirusin e ri, proteina virale e natyrës glikoproteinike, lidhet me proteinën ACE2 në sipërfaqen e qelizave njerëzore shkruan Express.co.uk.

Lexo Edhe:

AUV i përgjigjet Ahmetit për qentë endacak: Viti i shtatë që po merreni me problemin, fotografia e njëjtë

Ky proces ,dërgon tek një person ose të bëhet bartës i sëmundjes, ose të sëmuret nga ky virus përcjell Gazeta Shneta.

Nëse individët bëhet imun ndaj virusit, antitrupat neutralizues bllokojnë lidhjen e proteinave glikoproteinke të koronavirusit me proteina ACE2.

Kjo mendohet të kontribuojë në imunitetin ndaj koronavirusit tek njerëzit që shërohen nga Covid-19.

Dr. Smith krijoi një mënyrë të re për të provuar imunitetin, duke përdorur një teknikë të quajtur imunoprecipitim – zbuluar nga citometria e rrjedhëse (IP-FCM).

Kjo metodë mundëson vëzhgimin e bashkëveprimit ndërmjet proteinave.

Megjithatë, ndryshe nga puna e gjakut – e cila mund të kërkojë tre ditë për të provuar imunitetin – metoda e Dr. Smith përdor proteina të bëra në laborator që mund të zbulojnë imunitetin brenda natës.

Pjesëmarrësit, të cilët morën pjesë në hulumtim, nuk u shtruan kurrë në spital për sëmundjen dhe ishin shëruar me sukses nga Covid-19, i formës së butë dhe në të moderuar.

Duke përdorur këtë metodë IP-FCM, studiuesi zbuloi se 92 përqind e tyre kishin zhvilluar antitrupa ndaj sëmundjes.

Imuniteti i tyre, përputhej me nivelin mesatar që ishte ende funksional një muaj pas infektimit.

(Kosova Sot Online)