Ja çfarë ndodh nëse çdo ditë konsumoni mjaltë dhe kanellë

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 11:32
Ja çfarë ndodh nëse çdo ditë konsumoni mjaltë dhe kanellë

Njerëzit me shekuj e përdorin kanellën dhe mjaltin. Këto ushqime janë shumë popullore në mjekësinë kineze. Është interesante që mjalti nuk ka afat skadimi, e kanella është aq me vlerë, kështu që kjo përzierje është e shijshme dhe e shëndetshme.

NGADALËSON PROCESIN E PLAKJES

Kombinimi i këtyre dy përbërësve është i hatashëm, sepse krijojnë antioksidues që neutralizojnë radikalët e lirë, që ndikojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Mjalti përmban enzima dhe acide organike që janë antioksidues të fortë. Studimet kanë treguar se sa më i errët që është mjalti, përmban më shumë substanca shëruese. Kanella po ashtu përmban antioksidues të fortë.

PËRMIRËSON GJENDJEN SHËNDETËSORE

Kombinimi i mjaltit dhe kanellës sjell deri te parandalimi i problemeve kardiovaskulare, që është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes në mbarë botën. MST/ Lufton bakteret dhe infeksionet Mjalti dhe kanella ka efekt antibakterial. Po ashtu, ky kombinim parandalon infeksionet e ndryshme, midis tjerash edhe infeksionet e veshkave. Mjalti është antibiotik natyral, i cili për një kohë të gjatë është përdorur si dezinfektim për lëndimet. Kanella, përveç efektit antibakterial, po ashtu është e dobishme kundër kërpudhave.

(Kosova Sot Online)