Lexoni edhe:
Shkurte Fejza: Festa e Flamurit Kombëtar na bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë
Të parët tanë kishin zgjedhje për shërimin e shumë sëmundjeve, duke përdorur antibiotikët nga natyra. Nuk është keq t'i përmendim disa prej tyre.
LAKRA E FRESKËT DHE AJO TURSHI
Pos se është përplot me vitamina C, ndihmon tretjen si dhe parandalon përhapjen e baktereve të dëmshme. Shumica e imunitetit tonë gjenden në zorrë, prandaj nuk habit fakti përse ky ushqim është në majë të listës.
Shkurte Fejza: Festa e Flamurit Kombëtar na bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janëLexoni edhe:
ORIGANO DHE VAJI I ORIGANOS
Ky ushqim është i shkëlqyeshëm për luftën kundër infeksioneve, kundër kërpudhave dhe parazitëve në zorrë. Ta shtoni në vezë dhe në gjellët e yndyrshme. MST/ Vaji i kokosit Është e vogël hapësira ku mund të përshkruhen dobitë e vajit të kokosit. Pos se mbron nga bakteret dhe viruset, është i shkëlqyeshëm për kontrollimin e kolesterolit dhe për punë më të mirë të hormoneve.
UTHULLA NATYRALE E MOLLËS
Ka efekt të shkëlqyeshëm prej antibiotiku dhe antiseptiku. Përmirëson dhe vë në lëvizje organizmin.
HUDHRA
Porsa ta ndjeni se po ju kap gripi apo ftohjet, merrni dhe konsumoni hudhër të freskët dhe me kohë parandaloni sëmundjet.
MJALTI
Për çdo mëngjes, hani një lugë mjaltë, derisa mjalti nga Zelanda e Re, "Manuka", ka efektin më të fortë kundër sëmundjeve.
(Kosova Sot Online)