Dieta kundër thartirës së tepërt në lukth

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 14:36
Dieta kundër thartirës së tepërt në lukth

Secili që ka thartirë në lukth, mos të konsumojë ushqime të tharta, të yndyrshme dhe me shumë kripë, mish gjedhi, por edhe ushqime të konservuara dhe ushqime të mishit të thatë. Për mëngjes hani: vezë të zier, një gotë qumësht, një rriskë bukë bajate, marmelatë të ëmbël, djathë të freskët.

Në ora 10: kafe të bardhë drithi, një rriskë bukë bajate me gjalpë. Dreka: supë me perime ose patate, mish të bardhë, mish të shpezëve ose peshk. Pijet: ujë ose çaj. Darka: djathë të freskët, një rriskë bukë të bardhë dhe një gotë qumësht.

(Kosova Sot Online)