A duhet të gjithë ta përdorim aspirinën
Aspirina është e mirë për ...
LEHTËSON SIMPTOMAT E MIGRENËS
Të gjithë ne e kemi përdorur këtë tabletë të rrumbullakët për lehtësimin e dhimbjeve të kokës,të muskujve dhe të dhëmbit. Në fillim ishte zhvilluar për të trajtuar dhimbjet e shkaktuara nga artriti, ngjashëm sikurse edhe ibuprofeni. Ky ilaç largon inflamacionet duke bllokuar dhimbjet. Ka shumë fakte që tregojnë se aspirina mund të përdoret që të ndalojë llojet serioze të dhimbjeve që i shkakton migrena.
SHMANG SULMIN NË ZEMËR
Gjaku përmban fragmente të vogla të qelizave të quajtura trombocite, që luajnë një rol tërëndësishëm në mpiksjen e gjakut. Kur grumbullohen së bashku, kjo shkakton zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si pasojë e ushqimit, dietës, rrezikut gjenetik dhe nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Nëse kjo ndodh, shkaktohen droçkat që bllokojnë arteret dhe nxitin sulmin në zemër, kur një pjesë e muskulit të zemër vdes, si pasojë e mungesës së oksigjenit. Ajo që bën aspirina është hollimi I gjakut, duke reduktuar pllakëzat e gjakut dhe duke parandaluar sulmin në zemër.
MBRON NGA KANCERI
Shkencëtarët po ashtu po i drejtohen për ndihmë aspirinës, në luftën e tyre kundër kancerit. Megjithëse ende nuk është e kuptueshme, teoria është se aspirina pengon trombocitet në mbrojtjen e qelizave kancerogjene në trup.
(Kosova Sot Online)