Reali bën gati çekun për Verratin
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm që të paguajë plot 50 milionë euro për të marrë shërbimet e Marco Verrattit.
Sipas të përditshmes spanjolle “Sport.es” mesfushori italian është dëshira e fundit e shprehur nga Perez, i cili është ende i zemëruar me dështimin për të marrë Andre Gomes që firmosi për rivalët e Barcelonës, shkruan "Corriere Dello Sport".
Kur të gjithë kanë humbur besimin te Pogba i cili është pranë United tashmë e vetmja mundësi në mesfushë ngelet mesfushori i PSG-së,Marco Verratti.
(Kosova Sot)