Thiago Silva zyrtarizohet te Fluminense

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 19:14
Thiago Silva zyrtarizohet te Fluminense

Fluminense ka zyrtarizuar rikthimin e Thiago Silvas.

Qendërmbrojtësi brazilian po rikthehet te klubi nga i cili u largua përfundimisht në vitin 2009.

Silva kështu i jep fund aventurës evropiane te Chelsea. Ai më herët kishte luajtur edhe te Milani e Paris Saint-Germaini.

39-vjeçari me Fluminensen ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Thiago Silva do të mbajë fanellën me numrin 3.

Ai do t’i bashkohet Fluminenses pasi të ketë mbyllur sezonin me Chelsean.

(Kosova Sot Online)