Ince: Hazard mund t’ia fitojë titullin Chelseas
Paul Ince, ish reprezentuesi i Anglisë, e ka lavdëruar yllin e Chelseas, Eden Hazard
Ish mesfushori i Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, Paul Ince beson se Eden Hazard është lojtari më i mirë në Premierligë. Ai mendon se belgu është çelësi i Chelsea për ta fituar titullin në Premierligë.
"Unë në fakt mendoj se, ju e dini se ne të gjithë flasim për Manchester Unitedin, Manchester City, po ju them tani kështu si po luan Hazard, ai është lojtari më i mirë në Premierligë," tha Ince për BT Sport
"Nëse keni lojtarin më të mirë në Premierligë, ju keni marrë një shans për të fituar titullin”, ka theksuar Inc, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadrat si: Blackburn, Notts County dhe Blackpool.
(Kosova Sot)