Xavi: Mourinho do luftë, jo futboll
Xavi Hernandez, ish-ylli i Barcelonës, e ka kritikuar strategun portugez, Jose Mourinho
Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se trajneri portugez, Jose Mourinho dëshiron luftë e jo futboll kur gjërat nuk i shkojnë mirë.
Pas humbjes prej 4:0 ndaj Chelseat, Jose Mourinho kishte kritikuar trajnerin e klubit londinez, Antonio Conte, për poshtërimin që i bëri Manchester Unitedin, duke nxitur tifozët.
Ish-trajneri i Interit dhe Realit është në “luftë” edhe me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, kurse nuk kishte kursyer as trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp pas barazimit prej 0:0.
“Ndonjëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë për Mourinhon, ai dëshiron luftë e jo futboll. Ashtu ishte edhe te Real Madridi, dhe shpresoj se nuk do ta bëjë këtë edhe në Angli”, ka thënë Xavi për "Mirror".
(Kosova Sot)