Zyrtare: Talenti shqiptar i bashkohet Milanit (Foto)
Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, e ka ftuar në ekip talentin shqiptar, Ismet Sinani
Ismet Sinani, talenti shqiptar, i është bashkuar ekipit të parë të Milanit në stërvitje.
Ai është pjesë e skuadrës U-19 të Milanit, ndërsa ai është pëlqyer nga trajneri Vincenzo Montella për t’iu bashkuar stërvitjeve me ekipin e parë.
Sulmuesi shtatlartë, i cili është edhe pjesë e kombëtares U-17 të Shqipërisë, ndoshta këtë sezonë mund të debutojë në Serie A.
(Kosova Sot)