Zyrtare: Fatih Terim jep dorëheqje nga Kombëtarja e Turqisë
Fatih Terim, 63-vjeçari është larguar nga Kombëtarja e Turqisë.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit turk, Yildirim Demiroren.
“Fatih Terim më nuk është trajner i Turqisë. Jemi mirëkuptuar të dy palët, tashmë ai nuk është pjesë e jona”, ka thënë presidenti.
Krejt kjo ndodhi për shkak se Fatih Terim, u përfshi në një rrahje masive në një restorant në Adana. E gjithë kjo ka ndodhur pasi dhëndri i Terimit, i cili ishte pronar i lokalit, Ahmet Baran Çetin, kishte shkaktuar probleme me pronarin e një lokal fqinj, Selahaddin Aydogdu.
(Kosova Sot)