Real Madrid apo PSG – cili do të jetë destinacioni i radhës i Wenger
Çfarë do të ndodh tani me Arsene Wenger
Duket se menaxheri 22 vjeçar i Arsenalit, Arsene Wenger nuk do të pensionohet nga bota e futbollit.
Me të dhënë dorëheqje, Wenger thuhet nga mediat britanike se është telefonuar nga Real Madrid dhe Paris Saint – Germain...por edhe oferta shumë luksoze të klubeve jashtë Europës.
Menaxheri dha dorëheqje sot dhe tha se pozita e tij do të jetë e lirë në fund të sezonit 2017-18 në Arsenal.
Por, 68 vjeçari pritet të marr drejtimin e një klubi në vitet që do të vinë ose drejtimin e një Kombëtareje.
Wenger është një i pasionuar i madh për futbollin dhe është ende i aftë për të menaxhuar pavarësisht se është bërë i vjetër.
Më parë atë e kishin kërkuar Real Madrid dhe Bayern Munchen por edhe Kombëtarja e Anglisë.
Por, fillimisht ish bosi i Arsenalit do të luaj rolin e analistit për Botërorin e Rusisë, ku është i kontraktuar me BeIN Sports.
Pikërisht gjatë kësaj kohe pritet që Wenger të vendos për të ardhmen e tij për sezonin 2018/19.
(Kosova Sot)