Uruguai po fiton në pjesën e parë kundër Arabisë
Ashtu siç është pritur, Uruguai është duke fituar kundër Arabisë Saudite në pjesën e parë më rezultat 1-0.
Edhe pse në ndeshjen e dytë Arabia duket shumë më e konsoliduar se në të parën ku pësoi debakël prej Rusisë 5-0 në ndeshjen e parë të Botërorit.
Se Arabia ka treguar më shumë në këtë ndeshje e tregon edhe posedimi i topit, ku arabët e posedojnë atë në masën 58 për qind kundrejt Uruguait më 42 për qind.
Uruguai më shumë e ka bazuar lojën në kundërsulme dhe në ndërprerje është treguar skuadër shumë më e rrezikshme se Arabia Saudit.
Pikërisht nga një ndërprerje erdhi edhe goli i parë në këtë ndeshje ku pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez shënoi për rezultat 1-0 në minutën e 22’të.
(Kosova Sot)