City vazhdon kërkimin për një mesfushor
Manchester City janë duke konsideruar për një transferim të radhës në mesfushë, pasi nuk arritën ta transferojnë Jorginhon nga Napoli, i cili shkoi në Chelsea bashkë me Sarrin.
Në listë është shfaqur Mateo Kovacic, mirëpo klubi anglez nuk dëshiron që t’i paguajë 80 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit.
Guardiola është i kënaqur me skuadrën e tij përpara udhëtimit për në Amerikë për t’i filluar stërvitje përgatitore të stinorit të ri.
City ka thyer rekordin e klubit pas transferimit të Riyad Mahrez nga Leicester City për 67 milionë euro.
(Kosova Sot)