Thellohet kriza e Manchester, eliminohet nga kupa nga ekipi i Championshipit anglez
Manchester e ka thelluar krizën pasi që sonte është eliminuar nga Carabao Cup në raundin e tretë
United, pritej që të kalonte këtë fazë pasi që ishte shortuar me skuadrën e Championship, Derby County, por gjërat u komplikuan shumë për United në fund të kësaj ndeshje.
Pjesa e parë nisi shumë mirë për Djajtë e kuq ku që në minutën e tretë shënoi Juan Mata.
Por, ngadalë Derby kthehet në lojë dhe arrinë që gjërat ti kthej në dobi të tyre.
Gjatë pjesës së parë ata nuk marrin gol dhe e nisin shumë mirë pjesën e dytë.
Rezultati barazohet në minutën e 59’të, ku shënon Harry Ëilson, ndërkaq 7 minuta më vonë nga ndeshja do të përjashtohej portieri i dytë i Manchester, Sergio Romero më të kuq.
Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Derby shënon edhe golin e përmbysjes, me anë të Marriott në minutën e 85, gol ky që e eliminon Manchester United nga kjo garë.
Fellaini barazoi rezultatin në minutën e 5’të shtesë duke dërguar ndeshjen në penallti.
Por, djemtë e Frank Lampard arritën që të fitojnë penalltitë pasi që Jones i Manchester United e humbi penalltinë e fundit.
Kujtojmë se u desh të ekzekutohen 8 penallti, ku Derby County shënuan tetë kurse nga tetë penallti United humbi një.
Kujtojmë që para dy viteve Jose Mourinho e kishte fituar këtë trofe me United.
(Kosova Sot)