Babai i këtij futbollisti të njohur zgjidhet kryetar komune i Brukselit
Njëri nga futbollistët e kombëtares së Belgjikës do të ketë një privilegj tjetër.
Babai i tij do të jetë kryetar i komunës së Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës.
Fjala është për babain e mbrojtësit të Manchester Cityt, Vincent Kompany. Ky i fundit në një video të postuar në rrjetet sociale, ka thënë se babai i tij është kryetari i parë me ngjyrë i Brukselit.
Pierre Kompany, me prejardhje nga Congo ka hyrë në koalicion me dy parti më të vogla, për t’a fituar shumicën te organet e bashkisë në vendin e Beneluksit.
Mbetet të shihet sesa do të jetë i suksesshëm.
(Kosova Sot)