Ballist Morina ka një mesazh për Danimarkën (Foto)
Ballist Morina ka udhëtuar drejt Danimarkës për të përkrahur Kombëtaren Shqiptare, e cila sonte luan kundër kombëtares së këtij shteti.
Personi që ngriti dronin në Beograd i ka vizituar futbollistët shqiptarë në hotel, transmeton Kosova Sot Online.
Ai është pritur nga kapiteni Lorik Cana, Shkëlzen Gashi, Bera Xhemshiti, Ermir Lenjani, Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka.
“Warm up/nxemje para ndeshjes…… GATI!!!!”, ka shkruar ai sipër një fotoje të postuar në Facebook, ku shihet së bashku me futbollistët kuq e zi. (Kosova Sot)