Mbaron pjesa e parë Maltë – Kosovë , kjo është gjendja në Grupin 3
Kosova është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Maltës pas pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Kombeve në stadiumin kombëtar të Maltës “Ta’Qali”.
Kosovën në epërsi e kaloi Vedat Muriqi pas një çereku lojë.
Ndërkohë, rivali i Kosovës për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, Azerbajxhani, është duke fituar po ashtu, por më bindshëm, 2-0 ndaj Ishujve Faroe, në një takim që është duke u zhvilluar në të njëjtën kohë.
Siç qëndrojnë gjërat, Kosova mbetet lidere me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në vendin e dytë.
Kjo nënkupton se të martën, kur Kosova e pret në Prishtinë Azerbejxhanin, vendoset fituesi i grupit dhe kush promovohet në Ligën C dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës D.
Kosovës do t’i kryente punë edhe një barazim në këtë rast.
(Kosova Sot)