Emocionale, Ronaldo tregon momentin më të vështirë në jetën e tij
Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momentin më të vështirë të jetës së tij.
“Momenti më i vështirë në jetën time? Kur babai im vdiq në vitin 2005”, ka thënë Ronaldo.
“Sidoqoftë, jam i sigurt që ai është i lumtur tani në parajsë duke më shikuar mua. Ishte një moment i vështirë, por kjo është jeta, nuk mund të bësh më shumë për këtë gjë”.
“Kur isha i ri, i kam thënë babait tim se do të bëhemi të pasur dhe se do të kemi një shtëpi të madhe, dhe ai pastaj më tha që kjo është e pamundur”.
“Unë sot i kam ato që ia thash babait tim, mirëpo nuk e kam babin tim”.
(Kosova Sot)