Icardi: E merituam kualifikimin më shumë se Tottenhami
Qendërsulmuesi dhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, beson se Interi e meritonte të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve kundër sezonit pas eliminimit dramatik që përjetoi klubi italian dje.
Hirving Lozano i kaloi mysafirët në epërsi herët në ndeshje, duke shfrytëzuar një gabim trashanik të mbrojtjes zikaltër. Mauro Icardi u kundërpërgjigj duke shënuar me kokë një çerek lojë para fundit.
Fitorja do të nënkuptonte kualifikim në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve për Interin, megjithatë Lucas Moura i Tottenhamit arriti ta shënojë golin e barazimit në minutën e 85-të, duke ia siguruar skuadrës së tij kualifikimin.
“Ne duhet të kishim fituar. Ne e pranuam një gol në pjesën e parë dhe pastaj kishin disa raste në zonën e kundërshtarit, por nuk arritën dot t’i shënojmë dy gola”, ka thënë Icardi pas ndeshjes në një intervistë për Sky Sports.
“Ne e merituam të kualifikohemi sepse e kemi treguar se jemi në gjendje të garojmë me të gjithë”.
Tani që është eliminuar nga Liga e Kampionëve, Interi do t’i bashkohet rivalit të qytetit, Milanit, në garën për ta fituar titullin e Evropa Ligës.
(Kosova Sot)