Tottenhami e kërkon portierin e Shqipërisë, i cili refuzoi Liverpoolin gjatë verës

  • 24 March 2019 - 12:25
Tottenhami e kërkon portierin e Shqipërisë, i cili refuzoi Liverpoolin gjatë verës

Tottenham është në kërkim të një portier dhe synon ta sjellë në Londër numrin një të Lazios dhe gardianin e Shqipërisë, Thomas Strakoshën, i cili thuhet ta ketë refuzuar Liverpoolin verën e kaluar.

Sipas gazetës “Il Messaggero”, Tottenhami e vlerëson shqiptarin si zëvendësuesin ideal të portierit francez Hugo Loris

Si gjithmonë. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është negociues i vështirë dhe i ka vënë një çmim prej 40 milionë euro Strakoshës.

Sipas të njëjtës gazetë, Liverpooli e kishte bërë një ofertë prej 30 milionë euro për shqiptarin sezonin e kaluar, por Lazio e kishte refuzuar.

Strakosha është djali i legjendës shqiptare Foto Strakoshës dhe është rritur në akademinë e Lazios. 

(Kosova Sot)