Mourinho e gjen klubin e radhës në Francë

  • 27 March 2019 - 12:25
Mourinho e gjen klubin e radhës në Francë

Jose Mourinho ka qenë i papunësuar që nga 18 dhjetori, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit. Megjithatë, tani besohet se ai e ka gjetur klubin e radhës.

Gazeta franceze, L’Equipe, raporton se Jose Mourinho është duke planifikuar të shpërngulet në Francë për ta vazhduar karrierën e tij si trajnerit. Megjithatë, ai nuk dëshiron ta marrë drejtimin e kampionit të Ligue 1, Paris Saint-Germainit.

Sipas gazetës së madhe franceze, Mourinho e ka identifikuar Lyonin dhe Monacon si dy klubet ku preferon ta vazhdojë karrierën e tij, pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të “Djajve të kuq” në fund të vitit të kaluar.

Lyoni është për momentin në pozitën e tretë në tabelën e Ligue 1, 24 pikë prapa liderit, Paris Saint-Germainit. Ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas pësuan disfatë me rezultat 5:1 nga Barcelona.

Në anën tjetër, Monaco është duke kaluar në një periudhë mjaft të vështirë, pasi e zëvendësuan Leonardo Jardimin me Thierry Henryn. Kur Henry nuk i arriti pritshmëritë, Monaco e ktheu Jardimin edhe një herë në karrigen e trajnerit.

Monaco është në pozitën e 16-të në tabelën e Ligue 1, tetë pikë larg treshes së fundit, mirëpo kjo nuk është arsyeja pse Lyoni mbetet favorit për të qenë klubi i radhës për Mourinhon. L’Equipe sugjeron se Mourinho nuk do të shkojë në Monaco pasi që ai e ka të njëjtin agjent me Jardimin.

Mediat spanjolle kishin pretenduar se Mourinho kishte qenë afër emërimit në pozitën e trajnerit të Real Madridit, mirëpo këtë pozitë e kishte fituar në fund Zinedine Zidane. 

(Kosova Sot)