Hysaj takim me presidentin e Napolit, pasi kërkohet nga Interi

  • 28 March 2019 - 11:11
Hysaj takim me presidentin e Napolit, pasi kërkohet nga Interi

Interi kërkon Elseid Hysajn. Sipas Fcinternews, mbrojtësi i djathtë i Napolit mund të largohet nga të kaltrit për t’iu bashkuar skuadrës milaneze, madje ka patur një takim mes drejtuesve zikaltër dhe përfaqësuesve të lojtarit për të parë mundësinë e transferimit gjatë merkatos së verës.

Tek Interi e shohin futbollistin shkodran si alternativën e duhur për pozicionin e Simo Vrsaljko dhe të Cedric Soares.

Napoli, në fakt, dëshiron të mbajë shqiptarin, që është shndërruar pikë shumë e rëndësishme në skemat e Ancelottit, pavarësisht mosaktivizimit në vazhdimësi në pjesën e parë të sezonit. Orët e ardhshme është parashikuar një takim mes menaxherit të Hysajt, Giuffredi, dhe presidentit të Napolit, De Laurentiis, për të përcaktuar të ardhmen e lojtarit.

Pritet që presidenti i të kaltërve t’i propozojë 2.4 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2023, ndërkohë që Hysaj pretendon se meriton 3 milionë.

Interesimi i Interit e nxit Hysajn të kërkojë një eksperiencë të re, edhe për faktin që ka qenë që i vogël tifoz zikaltër dhe ka patur idhull Maicon.  Për këtë arsye, si De Laurentiis dhe kapiteni i kuqezinjve janë të orientuar për të pritur lëvizjen e Interit. 

(Kosova Sot)