Zidane e jep dritën e gjelbër për transferimin e Hazardit
Trajneri i Real Madridit ia ka dhënë presidentit Florentino Perez aprovimin e tij për ta transferuar Eden Hazardin dhe tani do të fillojnë operacionet për të arritur marrëveshje edhe me belgun, edhe me Chelsean.
Rrugët e Eden Hazardit dhe Real Madridit vazhdojnë të afrohen mes vete gjithmonë e më shumë.
Tri nga katër palët e përfshira – lojtari, Real Madridi dhe Zinedine Zidane – tani janë në marrëveshje të plotë për transferimin gjatë verës. Vetëm pala e katërt, Chelsea, nuk është pajtuar ende.
Bisedimet mes dy klubeve janë intensifikuar gjatë kohës së fundit dhe skenari për momentin duket kështu: Chelsea tani është i vetëdijshëm se do ta humbë Hazardin, por nuk dëshiron ta lë atë të largohet për më pak se 116 milionë euro.
Në anën tjetër, Real Madridi e vlerëson lojtarin 80 deri në 90 milionë euro sepse kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe madrilenët besojnë se do ta arrijnë një marrëveshjes mes vlerësimeve të të dy klubeve.
Lufta mes këtyre dy skuadrave për Hazardin është e ngjashme me atë që kishte ndodhur me Thibaut Courtois vitin e kaluar. Chelsea e kishte ditur disa muaj para se të hapej afati kalimtar i verës se e ardhmja e portieri belg ishte në Madrid, por ata nuk e lejuan largimin e tij para se ta gjenin zëvendësuesin, të cilin e transferuan në gusht.
Në rastin e Hazardit, ata tashmë e kanë një zëvendësues, Christian Pulisicin, i cili arriti marrëveshje me Chelsean në janar për t’iu bashkuar “Los Blancos” në fund të sezonit.
Hazardi ka qenë nën radarin e Real Madridit tash e disa muaj. Por tani që është kthyer Zidane, hapi vendimtar pritet të ndërmerret së shpejti. Trajneri francez ia ka dhënë dritën e gjelbër Perezit për ta transferuar Hazardin.
(Kosova Sot)