Shaqiri, maniak i veturave: Koleksioni mahnitës i yllit të Liverpoolit

  • 24 April 2019 - 09:59
Shaqiri, maniak i veturave: Koleksioni mahnitës i yllit të Liverpoolit

Ish-ylli i Bayern Munichut dhe Interit, tani në Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, e ka pasur një koleksion të veturave luksoze po aq mbresëlënës sa karriera e tij në futbollit.

CV-ja mbresëlënëse e Xherdan Shaqirit është e mbushur me klubet më të mëdha të futbollit në botë, nga Bayerni në Liverpool përmes Interit. Koleksioni i tij i veturave është po kaq klasik, shkruan The Sun.

Përfaqësuesi zviceran i talentuar i ka zgjedhur dy Rolls Royce, një Bentley, një Mercedes G-Wagon, si dhe një koleksion të Volkswagenave.

Ish-yllit të Stoke Cityt, Shaqirit – i cili po shpreson ta fitojë një medalje të artë të Premierligës këtë sezon – i pëlqen shumë të bëjë fotografi me veturat e tij luksoze.

Image

Rolls Royce Wraith

Kjo veturë preferohet më së shumti nga futbollistët më të mëdhenj në botë. “The Wraith”, të cilin e posedojnë edhe Romelu Lukaku e Paul Pogba, arrin deri në 96.4 km/h në vetëm 4.4 sekonda dhe kushton 250 mijë funta.

 

 

 

 

 

Image

Rolls Royce Wraith në ngjyrë të zezë

Shaqirit i pëlqeu “The Wraith” aq shumë saqë e bleu një tjetër me ngjyrë të zezë. Rolls Royce e përshkruan këtë model si më të fuqishmin të kompanisë. Ky model bie edhe më shumë në sy pasi që dyert hapen nga prapa. E vetmja pyetje për Shaqirin është se cilin ta marrë.

 

Image

Bentley Continental

Veturat e kompanisë Bentley ishin veturat më klasike për futbollistët e Premierligës. Parkingu i Manchester Unitedit ishte i mbushur me to dhe është e qartë që edhe Shaqirit i pëlqente kjo veturë.

“The Continental”, që kushton 168 mijë funta e ka motorin 6.0 litra me 626bhp që mund ta arrijë shpejtësinë mbi 320 km/h.

 

 

 

Image

Mercedes G-Wagon

Edhe kjo veturë është shumë e pëlqyer nga yjet e futbollit në Premierligë. Ish-ylli i Stoke Cityt vendosi ta blejë këtë veturë në ngjyrë të kuqe të mbyllur e të shkëlqyeshme. Vetura mund ta arrijnë shpejtësinë 210 km/h.

 

 

 

 

 

Image

VW Touareg

Kur nuk e përdor Rolls Roycen apo Bentleyn e tij, Shaqiri mund të shihet edhe me disa vetura më modeste.

Përfaqësuesi zviceran është parë duke e vozitur edhe në Volkswagen Touareg, i cili kushton 47,165 funta.  Motori i kësaj veture është aq i fuqishëm saqë mund ta arrijnë shpejtësinë 95 km/h në vetëm 5.6 sekonda.

 

Image

VW Arteon

Një tjetër Volkswagen në koleksionin e Shaqirit është ai i modelit Arteon. Kjo veturë kushton 34,745 funta. The Sun e përshkruan këtë veturë si jo të zakonshme për futbollistët e pasur, mirëpo duket se për Shaqirin edhe kjo është mjaftueshëm e mirë. 

 

 

 

(Kosova Sot)