Ronaldo, Federer, Mbappe… yjet e sportit pa tatuazhe

  • 26 April 2019 - 12:02
Ronaldo, Federer, Mbappe… yjet e sportit pa tatuazhe

Përderisa jemi mësuar t’i shohim plot nga sportistët më të famshëm në botë me trupin plot tatuazhe, disa prej tyre kanë preferuar që të mos e ndjekin këtë rrugë.

Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Juventusi është njëri ndër dhuruesit e gjakut më të famshëm ën botë. Ai dhuron edhe qeliza burimore të gjakut edhe gjak. Për ta bërë këtë gjë, ai duhet të mos ketë tatuazhe për një periudhë të paktën prej katër muajsh.

Rafa Nadal

“Nuk do të bëj kurrë tatuazhe, nuk më pëlqejnë. Kur të vjetërsohesh, mund të duken tmerrshëm. Si përket vathëve, nuk më pëlqejnë si u rrinë burrave”, ka thënë 17-herë kampioni në Grand Slams në një intervistë para disa viteve.

Roger Federer

Federeri nuk ka treguar asnjëherë pse nuk ka bërë tatuazhe, mirëpo besohet se ai fiton më shumë nga sponsorët për shkak të imazhit të tij që e ka krijuar te publiku.

Andres Iniesta

Ideja e të bërit tatuazhe ka qenë gjithmonë e çuditshme për Andres Iniestan, i cili ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg qendrës së vëmendjes.

Iker Casillas

Ish-portieri i Real Madridit, tani në Porto, ka vendosur të mos bëjë tatuazhe për shkak se është rritur në mënyrë mjaft tradicionale në Mostoles të Madridit.

Luka Modric

Mesfushori i Real Madridit ka vendosur që të mos e ndjekë këshillën e shumicës prej bashkëlojtarëve të tij dhe nuk e ka bërë asnjë tatuazh.

Kylian Mbappe

Atletët Olimpikë e bëjnë tatuazh logon me pesë unazat pothuajse sapo emërohen përfaqësues të vendit të tyre dhe dicka e ngjashme pritet edhe nga fituesit e Kupës së Botës. Mirëpo, Mbappe ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë. 

(Kosova Sot)