Basketbollisti i NBA e bën Kosovën pjesë të Serbisë
Nikola Jokic është paraqitur në një fotografi në llogarinë e klubit në Twitter derisa të veshur mban një fanellë ku paraqitet Kosova si pjesë e Serbisë.
Basketbollisti i Denver Nuggets, Nikola Jokic është paraqitur në një fotografi në llogarinë e klubit në Twitter derisa të veshur mban një fanellë ku paraqitet Kosova si pjesë e Serbisë.
Klubi i njohur nga NBA e ka publikuar fotografinë e basketbollistit serb me mbishkrimin: “Rrini të qetë, ne e kemi Nikola Jokicin”.
Por, në fanellën e tij shfaqet harta e Kosovës, si pjesë e Serbisë.
(Kosova Sot)