Spalleti i komenton fotot nudo të Icardit

  • 03 May 2019 - 16:11
Spalleti i komenton fotot nudo të Icardit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problem me fotot nudo të Mauro Icardit në rrjetet sociale, për aq kohë sa sulmuesi argjentinas të vishet me rroba të përshtatshme kur vjen në Inter.

Mauro Icardi pozoi me bashkëshorten dhe agjenten e tij, Wanda Naran, për një numër të fotografive, ku ai shfaqet i zhveshur. Këtu fotografi u publikuan në rrjetin social Instagram gjatë javës së kaluar

Këto foto dhe vëmendja e mediave rrezikonin ta shpërqendronin skuadrën zikaltër, që të shtunën përballen me Udinesen, kundër të cilëve do të tentojë ta sigurojë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës Kampionëve.

Por, në konferencën për shtyp që u mbajt sot, Spalleti u përgjigj shkurt në pyetjet për këto fotografi të Icardit.

“Nuk e di saktësisht për çfarë e keni fjalën. Kur ai vjen këtu, gjithmonë vishet si Interi. Vetëm kjo gjë më intereson”, u shpreh trajneri i Interit.

(Kosova Sot Online)