Conte e sheh veten si trajner të këtij klubi

  • 07 May 2019 - 12:38
Conte e sheh veten si trajner të këtij klubi

Antonio Conte ka bërë të ditur se ai e sheh veten si trajner të Romës ndonjë ditë, mirëpo mund ta paramendojë veten edhe duke u kthyer në pozitën e trajnerit të Juventusit.

Ish-trajneri i Italisë, Juventusit dhe Chelseat, Antonio Conte, ka qenë jashtë futbollist që kur u shkarkua nga pozita e trajnerit në Stamford Bridge në fund të sezonit të kaluar.

Conte veçse kishte zbuluar më herët se ka 60 për qind mundësi që ai të kthehet në Serie A sezonin e ardhshëm dhe tani ka bërë të ditur se destinacioni i tij i preferuar është Roma.

“Unë kam rënë në dashuri me Romës në dy vjetët që isha trajner i ekipit kombëtar. Në Olimpico ti mund ta ndiesh pasionin e tifozëve, të cilëve e përjetojnë futbollin me një intensitet të veçantë”, ka thënë Conte.

“Një ambient shumë i zjarrtë të rrethon atje. Sot, kushtet nuk janë në nivelin e duhur, mirëpo mendoj se ndonjë ditë, herët apo vonë, do të bëhen trajner i Romës”.

49-vjeçari kishte qenë në pozitën e trajnerit të Juventusit gjatë viteve 2011-2014. Ai punoi si trajneri i ekipit kombëtar të Italisë gjatë viteve 2014-2016, kur i kualifikoi italianët në EURO 2016.

Por, Conte thotë se është e mundur që ai të kthehet në Torino: “Mendoj se Juventusi e ka nisur një rrugëtim dhe ata janë shumë të lumtur me Massimiliano Allegrin, i cili është duke bërë punë të mirë. Ndoshta ndonjë ditë, nuk dihet kurrë”.

Conte ka mbetur i papunësuar që nga fundi i sezonit të kaluar, kur u shkarkua nga Chelsea. Në vend të tij, klubi londinez e emëroi Maurizio Sarrin. Që nga atëherë, Conte dhe Chelsea kanë qenë të përfshirë në një betejë ligjore.

Trajneri italian pretendon se Chelsea nuk i la mundësi që ta merrte drejtimin e ndonjë klubi tjetër këtë sezon, pasi që nuk e shkarkoi në kohë. Ndërsa, Chelsea pretendon se Conte e kishte merituar shkarkimin, për shkak të dështimit në sezonin e fundit. 

(Kosova Sot Online)