Solskjaer i kërcënoi lojtarët e Man Unitedit në zhveshtore pas disfatës kundër Cardiffit

  • 15 May 2019 - 09:50
Solskjaer i kërcënoi lojtarët e Man Unitedit në zhveshtore pas disfatës kundër Cardiffit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ishte shumë i zemëruar pas disfatës në ndeshjen e fundit të sezonit, saqë në zhveshtore i kërcënoi lojtarët e tij se gjysma prej tyre do të shiten gjatë verës.

Ole Gunnar Solskjaer i kritikoi ashpër lojtarët e tij pas disfatës turpëruese 2:0 në shtëpi të dielën, kundër Cardiffit që tashmë ka rënë nga Premierliga. Trajneri u tha futbollistëve se ata e kanë turpëruar atë, klubin dhe tifozët.  

Gjithashtu, norvegjezi e anuloi një takim që ishte planifikuar të mbahet të hënën me të gjithë skuadrës dhe vetëm ua tregoi atyre në zhveshtore planet e tij afatshkurta në Manchester United.

Solskjaer vazhdoi duke u thënë futbollistëve se është i përgatitur që ta shesë gjysmën e skuadrën, nëse ata nuk e ndryshojnë sjelljen e tyre, si dhe ua rikujtoi atyre që tani që përfunduan jashtë top katërshes, ata duhet të luten që Manchester City ta fitojë titullin e FA Cup.

Nëse Watfordi triumfon kundër Manchester Cityt në finale të FA Cup, Manchester Unitedi do të binte në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës dhe do të duhej ta ndryshonte planin për turneun parasezonal.

Ndeshja e parë e rundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës është më 25 korrik, pikërisht në ditën kur ata supozohej të luanin kundër Tottenhamin në Shanghai, gjatë turneut parasezonal.

Manchester Unitedi nuk e përfundoi aspak mirë sezonin, pasi i fitoi vetëm tetë nga 27 pikët e mundshme dhe dështuan t’i mposhtin dy klubet që veçse e kishin siguruar rënien nga Premierliga, Cardiffin dhe Huddersfieldin, në dy ndeshjet e fundit.

Përkundër që menjëherë pas emërimit të Solskjaerit në pozitën e trajnerit, Manchester Unitedi u duk se u ringjall dhe i rriti shpresat për kualifikim në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, forma në fund të sezonit i shoi këto shpresa dhe “Djajtë e kuq” e përfunduan sezonin në mënyrë edhe me të keqe sesa formën që e kishin pasur me Jose Mourinhon, para se ky i fundit të shkarkohej.

(Kosova Sot Online)