Karateistët kosovarë kërkojnë medalje në Turqi

  • 17 May 2019 - 14:54
Karateistët kosovarë kërkojnë medalje në Turqi

Kombëtarja e Kosovës në karate do të marr pjesë në KARATE1 SERIES A – STAMBOLL 2019, që do të mbahet nga 17-19 maj 2019, në Stamboll.

Kosovarët kanë udhëtuar për Stamboll KARATE1 SERIES A, garë shumë te rëndësishme për arritjen e normës olimpike, Tokio 2020, ku Kosova do të jetë në mesin 102 të botes shteteve me 1813 garues .

Ekspedita e kosovarëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla, trajnerët e përfaqësueses Blerim Hajdari dhe Raif Musa, kurse gjyqtarët me licencën botërore Ardian Muhadri, Besart Vitia si dhe garuesit femrat: Fortesa Orana + 68 kg, Donita Elshani – 68 kg, Albulena Gervalla – 55 kg, dhe në kata Vlerona Shala, meshkujt: Orges Arifi – 60 kg, Elhami Shabani -75 kg, Alvin Karaqi – 84 kg, Ylli Cenaj – 67 kg, Durim Haziri + 68 kg.

Konkurrenca në këtë garë është shumë e madhe. Kjo gjë vërehet nga numri i garuesve, ku kategoritë që veçohen janë – 67 kg me 195 garues dhe – 75 kg me 190 garues.

(Kosova Sot Online)