Ky është reagimi i Ronaldos pas largimit të Allegrit

  • 18 May 2019 - 19:41
Ky është reagimi i Ronaldos pas largimit të Allegrit

Ylli portugez i Juventusit, Crsistiano Ronaldo, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjete sociale për ta falënderuar trajnerin aktual të tij, Massimiliano Allegrin.

Juventusi e konfirmoi dje se Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën e “Zonjës së Vjetër” sezonin tjetër, ndërsa sot u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për media, mes drejtuesve të klubit dhe vetë Allegrit.

Pas këtij lajmi, Cristiano Ronaldo e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Tëitter për t’ia dedikuar një mesazh lamtumirës Allegrit, me të cilin punoi këtë sezon.

“Faleminderit trajner! Kemi përjetuar një vit të vetëm bashkë, por ka qenë i jashtëzakonshëm. Përveç se je një trajner i madh, je edhe një njeri i madh. Ishte një kënaqësi të punoja me ty!”, shkruan Ronaldo në llogarinë e tij në Instagram.

Image

Allegri ishte trajner i Juventusit për pesë sezone, gjatë së cilave e fitoi pesë herë radhazi titullin e Serisë A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve dy herë.

Megjithatë, largimi i hershëm nga Liga e Kampionëve këtë sezon, kundër Ajaxit në çerekfinale, i la të irrituar shumë tifozë dhe drejtuesit e klubit, të cilët i kishin investuar 112 milionë euro për Cristiano Ronaldon verën e kaluar vetëm për ta realizuar ëndrrën e shpalljes kampion i Evropës.

380452

Disa takime janë mbajtur gjatë ditëve të fundit mes Allegrit dhe Agnellit për të ardhmen e trajnerit, por duket se planet e Allegrit nuk u përshtatën me ato të bordit të klubit.

(Kosova Sot Online)