Granit Xhaka 'i përlot' të gjithë me urimin e fundit

  • 20 May 2019 - 14:42
Granit Xhaka 'i përlot' të gjithë me urimin e fundit

Dy ditë të shënuara për futbollistin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka. Të dielën ka njoftuar se do të bëhet baba për herë të parë, pasi nusja e tij, Leonita, është shtatzënë. Sot, përmes llogarive të veta në rrjetet sociale, 26-vjeçari ka ndarë në shqip me ndjekësit urimin për babain, Ragipin, i cili feston ditëlindjen.

Dihet se për të, por edhe vëllain tjetër, një vit më të madh, Taulantin, babai ka qenë shtysa dhe mbështetja më e madhe për t’u bërë këta që janë në futboll.

Prandaj, jo më kot, Graniti thotë se në jetën e tij ka vetëm një mashkull, për të cilin jep edhe jetën. Ky është Ragipi:

Image

“I dashur bab nese ne jeten time ka nje mashkull per te cilen do jepja jeten time JE TI. Te dua aq shume, aq marrezisht saqe pa ty ne jeten time sdo dija cte beja, sdo dija te ecja, sdo dija te jetoja. Per mua je njeriu me perfekt qe ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me te vertete nje njeri qe ne kete bote apo ne tjeter nuk ekziston nje kopje tjeter e jotja. Ndihem mire kur te shoh, ndihem mire kur me flet, ndihem mire kur me shikon, ndihme mire kur me perqafon, ndihem mire ne cdo hap qe bej. Te shoh dhe e kuptoj qe po plakesh, sja ke idene se sa e vuaj kete gje, do beja gjithcka qe te te shikoja gjithmone njesoj, me ate buzeqeshjen tende qe o zottt, me ben njeriun me te lumtur ne bote, qe me jep kur ajo atehere kur mendoj se jam keq, qe me jep force te perballoj cdo gje ne kete jete qe vetem te perplas. Te dua shume, ndonese ta them perdite nuk lodhem asnjehere te te them me te vertete se pa ty une do vdes.. urime babi imë HAPPY BIRTHDAY”