Ngjiten një kategori më lart, skuadra e “djeg” me striptiste
Skuadra e Lansas, në kategorinë e tretë në Spanjë festoi ngritjen në një kategori më sipër me një striptiste në dhomat e zhveshjes.
Lansa e fitoi ndeshjen e fundit 1-0 kundër skuadrës së Fuerteventura dhe siguroi ngritjen në kategorinë e tretë. Futbollistët kur u kthyen në dhomat e zhveshjes panë një striptiste që po zhvishej.
Videoja u xhirua dhe doli në internet duke ngjallur shumë reagime. Skuadra menjëherë reagoi duke thënë se drejtorët s’kishin asnjë lidhje me këtë akt dhe se kjo ishte një dhuratë e një tifozi.
(Kosova Sot Online)