Gati 1 milion njerëz morën pjesë në paradën e Liverpoolit
Qindra mijëra tifozë të Liverpoolit e kanë festuar fitoren historike të klubit në Ligën e Kampionëve në një paradë nëpër qytet.
Ekipi i Jurgen Kloppit u bë kampion i Evropës për herë të gjashtë të shtunën, kur e mposhti 2:0 Tottenhamin në finalen e Madridit.
Ekipi i të kuqve arriti në aeroportin e Liverpoolit nga ku e nisi paradën me një autobus të hapur. Policia në Liverpooli vlerësoi se më shumë se 750 mijë tifozë dolën nëpër rrugë për të festuar e ekipin.
(Kosova Sot Online)