Zola: “Hazard meriton të luajë për Real Madridin”

  • 28 June 2019 - 11:36
Zola: “Hazard meriton të luajë për Real Madridin”

Eden Hazard është talent i jashtëzakonshëm dhe meriton mundësinë për të luajtur në Real Madrid, thotë legjenda e Chelsea, Gianfranco Zola.

Belgu kompletoi transferimin nga Chelsea te Reali për 100 milionë euro dhe mblodhi mbi 50 mijë tifozë në prezantimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Hazard asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për ta veshur fanellën e Real Madridit dhe tashmë kjo ëndërr i është bërë realitet.

Zola, i cili ka punuar me 28-vjeçarin sa ishte asistent i Maurizio Sarrit te Chelsea në sezonin 2018/19, thotë se Reali ka blerë lojtar të shkëlqyer.

“Reali ka blerë lojtar fantastik”, tha Zola për AS.

“Këtë vit ai ishte fantastik. Edhe si person është, Chelsea humbi një lojtar kyç, derisa e fitoi një të tillë Reali”.

“I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj t’i shkojë në Madrid ashtu si në Chelsea. Ai e meriton. S’kam asnjë dyshim se do të bëjë mirë atje”.

(Kosova Sot Online)