Tifozi i The New Saints mahnitet nga kosovarët

  • 17 July 2019 - 10:38
Tifozi i The New Saints mahnitet nga kosovarët

Një tifoz i The New Saints, Lee Ruscoe, që ishte i pranishëm të martën në mbrëmje në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u kthye në shtëpi jo vetëm me gëzimin e fitores së skuadrës së tij, por edhe për shkak të mikpritjes që mori nga kosovarët.

Ndeshja mes Feronikelit dhe The New Saints në “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nuk shkoi në favor të kosovarëve, të cilët pësuan disfatë me rezultat 1:0.

Rezultati i mirë nga ndeshja e parë (barazim 2:2 në Uells) kishte bërë që skuadra e Feronikelit të shpresonte në fitore dhe kualifikim në rundin e radhës, për t’u bërë skuadra e parë kosovare që e arrin rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, tifozët e klubit uellsian u kthyen në shtëpi të lumtur pasi që skuadra e tyre e siguroi kualifikimin në rrethin e radhës të Ligës së Kampionëve. Për më tepër, njëri ndër këta tifozë shkroi në rrjetin social wëitter për përvojën e bukur që e kishte pasur në Kosovë.

“Ekipi e tifozët e Feronikelit dhe njerëzit në Prishtinë ishin të pabesueshëm. Të sjellshëm, mikpritës dhe mbi të gjitha të këndshëm edhe në disfatë. Udhëtimi i ndryshon percpetimet dhe futbolli i bashkon njerëzit! Një natë e veçantë për të gjithë njerëzit e përfshirë”, shkruan Lee Ruscoe.

TNS do të përballet me Kobenahvn e Danimarkës në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kjo është e 13-ta herë për TNS që garon në kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Më së shumti klubi uellsian ka arritur deri në rundin e tretë kualifikues. 

(Kosova Sot Online)