Eden Hazard zbulon pikën e tij të dobët

  • 19 July 2019 - 22:20
Eden Hazard zbulon pikën e tij të dobët

Në një intervistë të dhënë për blogerin me famë botërore Jay Shetty, ylli më i ri i skuadrës së Real Madrid, Eden Hazard, ka zbuluar nga Montreal i Kandasë, aty ku Los Blancos qëndrojnë të grumbulluar në fazë përgatitore, atë që e konsideron si problemin më të madh të belgut në lojë.

“Unë luaj me liri, të paktën tentoj të jem i lirë në fushë, edhe pse është e vështirë ta bësh, sepse ke kundërshtarët, mesfushorët dhe mbrojtësit e ekipit tjetër. Jam ai lloj lojtari që nëse nuk luaj me liri, atëherë luaj keq dhe ndihem i dobët. Aq sa mund të ndalem dhe të përfundoj në pankinë”, u rrëfye belgu. 

“Mua më pëlqen të marr topin dhe të shkoj sa majtas, djathtas, në qendër, edhe përpara në sulm, të luaj me shokët e skuadrës", vijoi Hazard. 

“Unë luaj me instikt. Nuk mendoj se tani duhet të bëj këtë gjë, ose atë gjë, të pasoj djathtas apo majtas. Thjesht marr topin dhe në një sekondë marr vendimin se çfarë duhet të bëj”, deklaroi ylli i ri i Real Madrid.

(Kosova Sot Online)